Gjatë Konferencës Përfundimtare të projektit GreenElb, të zhvilluar në Elbasan nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë, z. Gledian Llatja, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë vlerësoi rezultatet e një rrugëtimi 24-mujor, të fokusuar në efiçencën energjetike dhe zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme në nivel vendor.





