Kostimi i shërbimeve arsimore në nivel vendor

📚 Kostimi i shërbimeve arsimore në nivel vendor! 🏫✨

Shoqata Kombëtare e Bashkive ka nisur vlerësimin e financimit për sektorin e arsimit parauniversitar në nivel vendor. Qëllimi ynë është të analizojmë mënyrën se si burimet financiare alokohen, menaxhohen dhe përkthehen në shërbime më cilësore e të barabarta për të gjithë nxënësit. 📊💡

Analiza do të shtrihet në të gjitha bashkitë, me një fokus më të thelluar në 5 bashki pilote: Tiranë, Shkodër, Kukës, Pogradec dhe Sarandë. 📍 Në takimin orientues me përfaqësuesit e këtyre bashkive, u diskutua metodologjia e punës dhe pyetësori për mbledhjen e të dhënave të detajuara financiare. 🤝📑

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) 🇨🇭 dhe mbështetur nga NALAS. 🌐

#PushtetiVendor #Arsimi #Bashkite #TransparenceFinanciare #zhvillimvendor

keyboard_arrow_up