🤝 Një takim miqësor dhe konstruktiv mes Drejtoreshës Ekzekutive të Shoqatës Kombëtare të Bashkive, znj. Adelina Farrici, dhe znj. Svetlana Zdravkovska, Menaxherja e projektit “Fuqizimi i pjesemarrjes socio-ekonomike te Bashkive ne Ballkanin Perendimor” SPARK, GIZ Albania.
Në fokus të takimit ishte projekti “Bridges of Inclusion”, në kuadër të projektit rajonal SPARK.
👉U diskutua mbi aktivitetet në vazhdim dhe Programin e Fuqizimit të Bashkive, që synon të përmirësojë pjesëmarrjen socio-ekonomike të grave nga grupet e cenueshme, si dhe të të rinjve dhe fëmijëve në rrezik.
Së bashku, vazhdojmë të ndërtojmë ura për bashki dhe komunitete më gjithëpërfshirëse!
#BridgesOfInclusion #SPARK #GIZ #NALAS #SHKBSH





