📍 Më shumë fuqizim për bashkitë tona në rrugën drejt Bashkimit Evropian 🇪🇺🇦🇱
Sot në Takimin Themelues të Forumit të Njësive të Integrimit, një platformë e re që do të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjitha bashkive në vend për procesin e integrimit evropian.
🤝 Aktiviteti bëri bashkë përfaqësues të njësive të integrimit vendor, institucioneve qendrore, Delegacionit të BE-së në Shqipëri, #GIZ dhe partnerëve të projektit tonë.
💬 Temat kryesore të diskutimit:
• Përthithja dhe menaxhimi i fondeve të BE-së në nivel lokal
• Qeverisja gjithëpërfshirëse dhe digjitalizimi i shërbimeve
• Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe projektet e kohezionit
🎙️ „Forcimi i kapaciteteve të bashkive dhe mekanizmat e qëndrueshëm të bashkëpunimit janë thelbësore për ta përkthyer integrimin evropian në rezultate konkrete për qytetarët,“ – theksoi Drejtoresha Ekzekutive e SHKBSH, Adelina Farrici.
🇪🇺 Ndërsa Shefja e Bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së, znj. Ritva Heikkinen, vuri theksin te rëndësia e projekteve të integruara që nxisin zhvillimin ekonomik vendor bazuar në politikat e kohezionit të BE-së.
💡 Integrimi evropian nis në nivel vendor, aty ku nevojat e qytetarëve takohen me mundësitë dhe standardet evropiane!
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit #EU4Municipalities, i financuar nga Komisioni Evropian dhe BMZ dhe i zbatuar nga SHKBSH, GIZ, NALAS dhe KDZ.
#EU4Municipalities #EUIntegration #LocalGovernment #Bashkitë #PushtetiVendor #ShqipëriaNëBE #GIZ #NALAS #KDZ





