🇪🇺 Nga Malësia e Madhe nisëm udhëtimin me bashkitë! 🏘️
Dje, në Bashkia Malësi e Madhe, nisëm ciklin e katër sesioneve rajonale informuese të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë për thirrjen e parë për grante të projektit EU4Municipalities – Faza 2. 🌱
💡 Bashkitë kanë ide, nevoja dhe projekte që mund të sjellin ndryshim konkret në komunitetet e tyre. Këto takime janë një mundësi për t’i informuar, orientuar dhe mbështetur bashkitë që t’i kthejnë këto ide në projekte të financueshme dhe me ndikim. 🚀
💬 “Ne duam që çdo bashki të jetë në gjendje të shfrytëzojë sa më mirë mundësitë që ofron Bashkimi Evropian. Roli i Shoqatës është të jetë pranë bashkive, t’i mbështesë dhe t’i ndihmojë ato të ndërtojnë projekte që i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve,” theksoi Zj.Adelina Farrici, Drejtoreshë e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë.
📌 Gjatë sesionit, pjesëmarrësit u njohën me prioritetet, fushat e ndërhyrjes, madhësinë e granteve dhe kriteret e aplikimit, si dhe ndanë pyetjet dhe interesin e tyre për thirrjen.
🤝 🤝 Një falënderim i veçantë për z. @Tonin Marinaj, Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe për Z. Patrice Budry, përfaqësues i European Union in Albania, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në këtë cikël takimesh.
✨ Udhëtimi sapo ka nisur – bashkë për bashki më të forta dhe komunitete më të zhvilluara! 🇪🇺🇦🇱
#EU4Municipalities #BEpërBashkitë #Faza2 #MalësiaeMadhe #PushtetiVendor #SHKBSH #GIZ #NALAS #KDZ





