Në📍 Sarandë | ku zhvilluam një takim të frytshëm me Kryetarin e Bashkia Sarande, z. Oltion Çaçi dhe z. Patrice Budry, Menaxher Programi në Delegacionin e Bashkimit Evropian. Diskutuam mbi mundësitë e financimit nga projekti #EU4Municipalities dhe mënyrën se si kjo bashki mund t’i kthejë idetë e saj në projekte konkrete në dobi të komunitetit vendor.
Drejtorja Ekzekutive e SHKBSH-së, zj. Adelina Farrici, theksoi rëndësinë e mbështetjes së bashkive për forcimin e kapaciteteve, nxitjen e nismave vendore dhe përmirësimin e qeverisjes e të shërbimeve për qytetarët.
Ndërsa, Kryebashkiaku Çaçi, foli për vizionin dhe objektivat e bashkisë, si dhe për potencialin e Sarandës për të ofruar një ofertë turistike gjithëvjetore, që kontribuon jo vetëm në zhvillimin e imazhit dhe ekonomisë lokale, por edhe në atë kombëtare.
Faleminderit Bashkisë Sarandë, Kryetarit dhe të gjithë pjesëmarrësve për mikpritjen, interesin dhe angazhimin! 👏
Projekti #EU4Municipalities zbatohet nga GIZ Albania, #NALAS, #SHKBSH dhe #KDZ, me financimin e Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (#BMZ).
#BEpërBashkitë #EU4Municipalities f#Faza2 #PushtetiVendor #Grante #ZhvillimVendor





