🇦🇱🇪🇺Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH) përshëndet zhvillimin në Elbasan të takimit të katërt të Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE–Shqipëri, në kuadër të Komitetit Evropian të Rajoneve.
Takimi u mirëprit nga z. Gledian Llatja, Kryetar i Bashkia Elbasan, i cili e bashkëdrejtoi atë me z. Antonio Mazzeo, Zëvendëspresident i Këshillit Rajonal të Toskanës. Në takim morën pjesë gjithashtu z. Oltjon Muzaka, Zëvendësministër i Brendshëm dhe znj. Sofia Moreira de Sousa, Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Diskutimet u përqendruan te roli i qeverisjes vendore në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe te zhvillimi i transportit publik. Ato nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe angazhimit aktiv të bashkive.
📚 Drejtoresha Ekzekutive e SHKBSH, Zj. Adelina Farrici, nënvizoi se Shoqata mbështet bashkitë në rrugën drejt integrimit evropian përmes forcimit të kapaciteteve, trajnimeve dhe nxitjes së partneriteteve e shkëmbimeve me aktorë vendorë dhe evropianë. Bashki të informuara dhe të përgatitura janë thelbësore për t’i kthyer standardet dhe politikat evropiane në përmirësime konkrete për qytetarët.
🤝 Takimi në Elbasan dëshmoi vlerën e bashkëpunimit mes autoriteteve vendore shqiptare dhe evropiane për forcimin e demokracisë vendore dhe avancimin e integrimit evropian të Shqipërisë.





