Në📍Strasburg, në ambientet e Këshillit të Evropës, morëm pjesë në takimin teknik të projektit #LORAI – Observatori Vendor për Zbatimin e Agjendave të Reformave, së bashku me homologët dhe partnerët nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.
🤝 Takimi u përqendrua në diskutimin dhe finalizimin e kuadrit të treguesve që do të ndihmojnë në monitorimin e zbatimit të Agjendës së Reformave në Shqipëri dhe në vendet e rajonit, duke identifikuar progresin, sfidat dhe fushat ku nevojiten përmirësime.
📊 Projekti LORAI synon të forcojë kapacitetet e organizatave përfaqësuese të qeverisjes vendore për të monitoruar zbatimin e Agjendave të Reformave në Ballkanin Perëndimor, përmes treguesve të matshëm, analizës së të dhënave dhe shkëmbimit të përvojave.
Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, u shpreh se për SHKBSH, ky proces është një mundësi e rëndësishme për të sjellë perspektivën e bashkive në procesin e reformave dhe për të kontribuar në politika më efektive, transparente dhe të orientuara drejt nevojave të qytetarëve.
🌍 Reformat marrin vlerë të vërtetë kur rezultatet e tyre ndihen në nivel vendor dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve!
📌 Ky aktivitet realizohet me një grant nga një program i përbashkët ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës 🇦🇱🇪🇺
#LORAI #QeverisjaVendore #Bashkitë #IntegrimiEvropian #BallkaniPerëndimor #NALAS #KëshilliIEvropës #BashkimiEvropian





