🌿 Në Workshop-in Kombëtar të projektit CEJ Convergence – “Making Participation Meaningful in Environmental Decision-Making – Albania”, kushtuar forcimit të pjesëmarrjes publike, transparencës dhe llogaridhënies në vendimmarrjen mjedisore, ku diskutuam Draft-Udhërrëfyesi për Llogaridhënien dhe Mekanizmin e Reagimit 2026–2030.
Në fjalën përshëndetëse, Drejtoresha Ekzekutive e SHKB-së, znj. Adelina Farrici, theksoi rëndësinë e kalimit nga konsultimi formal drejt një pjesëmarrjeje publike që ndikon realisht në një vendimmarrje edhe më cilësore e gjithëpërfshirëse.
🤝 SHKB vijon të përfaqësojë interesat e bashkive, të nxisë shkëmbimin e praktikave të mira dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, në funksion të një qeverisjeje vendore transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së Francës në Shqipëri, Ministrisë së Mjedisit, ministrisë përgjegjëse për pushtetin vendor, Bashkisë Elbasan, NALAS Albania, organizatave të shoqërisë civile, si dhe ekspertë shqiptarë e francezë të projektit.
#SHKB #CEJConvergence #PjesëmarrjaPublike #QeverisjaVendore #Mjedisi #Transparenca #IntegrimiEuropian





