🇦🇱🇪🇺 Zërat vendorë në dialogun për të ardhmen e Evropës!
Dje, në Bruksel, u zhvillua takimi ndërkombëtar i organizuar nga CEMR me temën “Local Voices Shaping European Choices” ku morën pjesë Zj. Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e SHKBSH, Zj. Festime Mjeshtri, Kryetare e Bashkia Bulqizë Faqja Zyrtare dhe Zj. Juliana Memaj, Kryetare e Bashkia Dimal.
Diskutimet u përqendruan te integrimi evropian dhe reformat e BE-së, roli i bashkive në procesin e anëtarësimit, tranzicioni i gjelbër dhe zhvillimi ekonomik vendor.
Takimi krijoi hapësirë për dialog dhe shkëmbim përvojash mes përfaqësuesve të qeverisjes vendore, institucioneve kombëtare dhe aktorëve evropianë, si dhe për të theksuar rëndësinë e përfshirjes së bashkive në hartimin, zbatimin dhe monitorimin e reformave evropiane.
#SHKBSH #NAMA #CEMR #QeverisjaVendore #IntegrimiEuropian





