Projekti Fuqizimi i Bashkive për Grante Transparente për OShC-të, SHKBSH organizon takim për shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet bashkive

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), në kuadër të projektit “Fuqizimi i Bashkive për Grante Transparente për OShC-të”, organizoi një takim për shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet bashkive, me fokus forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe shoqërisë civile.

Takimi mblodhi përfaqësues të nëntë bashkive dhe UNDP Albania #ReLOaD3, për të diskutuar mbi financimin transparent të OShC-ve, zbatimin e metodologjisë LOD, pjesëmarrjen qytetare dhe forcimin e demokracisë vendore.

Vëmendje e veçantë iu kushtua përvojave të Bashkia Shkodër, Bashkia Tiranë dhe Bashkia Lezhe, si modele të bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet bashkive dhe organizatave të shoqërisë civile.

SHKBSH vijon të mbështesë bashkitë në ndërtimin e një qeverisjeje vendore transparente, gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse.

🇪🇺Aktiviteti u realizua nga SHKBSH, me mbështetjen e UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit Rajonal ReLOaD3, financuar nga European Union in Albania

#SHKBSH #ReLOaD3 #UNDPAlbania #EuropeanUnion #DemokraciaVendore #QeverisjaVendore #ShoqëriaCivile

keyboard_arrow_up