Forum i Mbetjeve – Diskutim mbi Draft Kontratën Model Bashki–SHPZP

📌 Forum i Mbetjeve – Diskutim mbi Draft Kontratën Model Bashki–SHPZP
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH) organizoi takimin e Forumit të Mbetjeve, me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta”, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe zbatimit të skemave të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit.
🎯 Qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe diskutimi i Draft Kontratës Model Bashki–SHPZP, si një instrument praktik me synimin për të ofruar një kornizë të qartë bashkëpunimi ndërmjet palëve.
Për fraksionin e ambalazheve, bashkëpunimi ndërmjet Bashkive dhe SHPZP-ve përbën një element kyç për funksionimin efektiv të sistemit të menaxhimit të mbetjeve si një instrument praktik për zbatimin e Ligjit Nr. 74/2025.
🔎 Pikat kryesore të diskutimit:
✅ Prezantimi, Struktura dhe logjika e kontratës model
✅ Rolet dhe përgjegjësitë e Bashkive dhe SHPZP-ve
✅ Mekanizmat financiarë dhe operacionalë të propozuar
✅ Komente dhe rekomandime për përmirësimin e draftit
Ky instrument synon të forcojë koordinimin institucional, të rrisë transparencën dhe të përmirësojë funksionimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve në nivel vendor.
🤝 Takimi u organizua nga SHKBSH, në kuadër të projektit Bashki të Forta, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania dhe Embassy of Sweden in Tirana dhe i zbatuar nga Helvetas.
keyboard_arrow_up