SHKBSH organizon takimin online të Bordit Drejtues të Forumit të Planifikimit Urban, diskutohen sfidat kryesore dhe rekomandimet për adresimin e tyre

🏙️🤝 U zhvillua takimi i Bordit Drejtues të Forumit të Planifikimit Urban
#Shoqata Kombëtare e Bashkive organizoi takimin online të Bordit Drejtues të Forumit të Planifikimit Urban, ku u diskutuan sfidat kryesore të planifikimit urban në nivel vendor dhe rekomandimet për adresimin e tyre, bazuar në gjetjet e mbledhjes së parë të Forumit.
💬 Gjatë takimit u zhvilluan diskutime mbi problematikat kryesore të planifikimit urban, nevojën për koordinim më të mirë institucional dhe identifikimin e zgjidhjeve që do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të bashkive.
📋 Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua edhe diskutimit të planit të punës së Forumit për tre vitet e ardhshme, duke përcaktuar prioritetet dhe aktivitetet që do të orientojnë punën e tij në mbështetje të qeverisjes vendore.
🇦🇱 Ky forum shërben si një platformë bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave, adresimin e sfidave të përbashkëta dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive në fushën e planifikimit urban.
🇨🇭 Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shoqatës Kombëtare të Bashkive”, me financimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation dhe mbështetjen e Rrjetit të Shoqatave të Autoriteteve Vendore në Evropën Juglindore (NALAS).
keyboard_arrow_up