Në Pogradec📍ku zhvilluam një takim produktiv dhe miqësor me Kryetarin e Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare) , z. Ilir Xhakolli dhe z. Patrice Budry, Menaxher Programi në Delegacionin e Bashkimit Evropian. Diskutuam për asistencën, trajnimet dhe programet e BE-së në mbështetje të bashkive. 🇦🇱🇪🇺 Biseda u përqendrua gjithashtu te mundësitë e reja që ofron projekti EU4Municipalities për nxitjen e zhvillimit vendor dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive.
Gjatë takimit, z. Xhakolli përshëndeti ShKBSH-në dhe partnerët e saj, duke vlerësuar rëndësinë e nismës #EU4Municipalities. Ai theksoi se projekti vjen në një moment të rëndësishëm, kur Bashkia Pogradec po zbaton projekte madhore infrastrukturore dhe është e gatshme, së bashku me stafin e saj, të zgjerojë dhe më tej bashkëpunimin përmes nismave të tilla.
Faleminderit për mikpritjen dhe bashkëbisedimin e vlefshëm!
#EU4Municipalities #BEpërBashkitë #Pogradec #ZhvillimVendor





