Thirrja e Parë e Skemës së Granteve të projektit “BE për Bashkitë” (#EU4Municipalities), në Golem përmbyllet cikli i takimeve informuese rajonale

📍 Në Golem, Kavajë, u zhvillua sesioni i fundit informues rajonal për Thirrjen e Parë të Skemës së Granteve të projektit “BE për Bashkitë” (#EU4Municipalities) – Faza 2, me pjesëmarrjen e nëpunësve të bashkive nga qarqet Berat, Dibër, Tiranë dhe Durrës.

Takimi u hap me pjesëmarrjen e znj. Ritva Heikkinen, Shefe e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, së bashku me përfaqësues të SHKBSH-së, GIZ-it dhe NALAS-it. Mbështetja e Bashkimit Evropian përmes projektit synon t’u japë bashkive mundësi konkrete për t’i kthyer prioritetet dhe idetë e tyre në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Me këtë sesion përmbyllet cikli i takimeve informuese rajonale për thirrjen e parë, duke mbështetur bashkitë të njihen me mundësitë e financimit dhe të përgatisin aplikime që u përgjigjen nevojave të komuniteteve të tyre.

🇪🇺 Projekti #EU4Municipalities zbatohet nga GIZ, NALAS, SHKBSH dhe KDZ, me financimin e Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (#BMZ).

#BEpërBashkitë #EU4Municipalities #Faza2 #Grante #PushtetiVendor #ZhvillimVendor #Bashkëpunim

keyboard_arrow_up