Mbahet Forumi Teknik mbi Migracionin dhe Diasporën, mblidhen përfaqësues të bashkive, ministrisë së linjës dhe ekspertë për të diskutuar

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), në bashkëpunim me IOM Albania dhe me mbështetjen e Ambasadës Britanike British Embassy Tirana, zhvilloi javën e kaluar Forumin Teknik të radhës mbi Migracionin dhe Diasporën, me fokus fuqizimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të bashkive, ministrisë së linjës dhe ekspertë për të diskutuar:
🔹 Rolin dhe fuqizimin e Specialistit për Migracionin dhe Diasporën në bashki;
🔹 Zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit dhe treguesit e performancës;
🔹 Shkëmbimin e modeleve të suksesshme (përfshirë përvojat nga Vlora, Librazhdi dhe bashkitë e tjera pilot).

💬 Bashkitë janë hallka kryesore pranë komunitetit, ndaj përfshirja e tyre aktive mbetet thelbësore për politika të efektshme dhe të qëndrueshme migracioni.

Falënderojmë IOM Albania, Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha bashkitë pjesëmarrëse për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm!

#SHKBSH #IOM #Migracioni #Diaspora #PushtetiVendor #Bashkitë

keyboard_arrow_up