FTESË PËR OFERTË
Emri: Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqiperisë (SHKBSH)
Adresa: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë
E-mail: [email protected]
Afati i dorëzimit të ofertës: 15.05.2026
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqiperisë po zbaton projektin “Empowering Municipalities for Transparent CSO Grants” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 3 (ReLOaD3), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e
shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij aktiviteti SHKBSH fton subjektet e interesuara të shprehin interesin për ofrimin e mbështetjes logjistike, që përfshin: sallë trajnimi me kapacitet të paktën për 21 persona, akomodim hoteli, pushim kafe dhe drekë, si dhe pajisje audiovizive, me qëllim realizimin e takimit në Durrës. Aktiviteti do të zhvillohet më datë 25-26 maj 2026.
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 15.05.2026, në adresën e e-mailit: [email protected] ose në adresën postare:
Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë. Specifikimet Teknike: Shërbime Logjistike për Organizimin e Trajnimit te dytë mbi Metodologjinë LOD Projekti: “Empowering Municipalities for Transparent CSO Grants”. Për këtë projekt, SHKBSH do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe shërbimet, në përputhje me përshkrimet e detajuara në dokumentat bashkelidhur si më poshtë:





