Ftesë për ofertë! Projekti “Empowering Municipalities for Transparent CSO Grants”, SHKBSH fton subjektet e interesuara të shprehin interesin për prodhimin dhe printimin e materialeve

FTESË PËR OFERTË

Emri: Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH)
Adresa: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë
E-mail: [email protected]
Afati i dorëzimit të ofertës: 11.03.2026

 

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqiperisë po zbaton projektin “Empowering Municipalities for Transparent CSO Grants” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 3 (ReLOaD3), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të këtij projekti, SHKBSH fton subjektet e interesuara të shprehin interesin për prodhimin dhe printimin e materialeve të branduara që përfshijnë: dosje, stilolapsa, blloqe shënimesh, broshura dhe roll-up, me logot e projektit dhe donatorit, për përdorim gjatë trajnimeve, workshop-eve dhe takimeve, me qëllim promovimin e identitetit të projektit. Dizajni i materialeve do të sigurohet nga SHKBSH sipas manualit të brandimit.

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sipas kushteve të përgjithshme dhe specifikemeve teknike në tabelën e mëposhtme të kësaj ftese deri më 11 Mars 2026, në adresën e e-mailit: [email protected] ose në adresën postare: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë.

Specifikimet Teknike:

Për këtë projekt, SHKBSH do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe shërbimet, në përputhje me përshkrimet e detajuara në tabelën më poshtë:

Nr Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ Njësi  

Sasi

Çmimi/njësi

Me TVSH në Lek

1 Dosje me letër 350 gr, e plastifikuar mat, me xhep nga brenda, personalizim full print me logo Copë  

120

2 Stilolapsa me rezerve ngjyre blu me logo Copë 120
3 Bllok me hard cover, përmasë A5 (21×14.5 cm), personalizim full print Copë 120
4 Broshurë A4, letër 200 gr, full print Cope 120
5 Roll-up me mekanizëm, përmasë 85×200 cm, full print Copë 1

Specifikime të përgjithshme teknike:

  • Materialet duhet të jenë cilësore, të qëndrueshme dhe të printuara me qartësi.
  • Logoja e projektit dhe e donatorit duhet të jetë e dukshme dhe sipas manualit të brandimit që do të sigurohet nga SHKBSH.
  • Dorëzimi i materialeve duhet të bëhet brenda datës 03.04.2026, në adresën: Rr. “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë

Kushte të përgjithshme:

  • Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara;
  • Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  • Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës info@shkb,al brenda datës 11.03.2026 ose në adresën postare “Ibrahim Rugova”, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Tiranë. Nuk pranohen ofertat dorazi.
  • Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të identifikohet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

  • Licencën për ushtrimin e aktivitetit ose Ekstraktin e QKB te marre deri nje dite para postimit te ofertes;
  • Ofertën financiare për çdo set sipas tabelës më sipër.
  • Numrin e llogarisë bankare.

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.

Ftesë për Ofertë

Ofertë Financiare

keyboard_arrow_up