Zhvillohet në Malin e Zi, SHKBSH merr pjesë në trajnimin mbi Përgatitjen e Aplikimeve për Financime në Fushën e Energjisë dhe Klimës

https://www.facebook.com/photo?fbid=1043568341136487&set=pcb.1043577341135587&locale=sq_AL

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (#SHKBSH) mori pjesë në trajnimin mbi Përgatitjen e Aplikimeve për Financime në Fushën e Energjisë dhe Klimës i mbajtur në Podgoricë, Mali i Zi, në kuadër të projektit “EU4 Energy Transition: Covenant of Mayors in the Western Balkans and Türkiye”, një nismë e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BMZ), dhe i zbatuar nga GIZ.

Ky trajnim synoi forcimin e kapaciteteve të Shoqatave të Qeverisjes Vendore në Ballkanin Perëndimor, duke i mbështetur në sigurimin e fondeve dhe zhvillimin e projekteve për të përthithur fonde në fushën e Energjisë & Klimës.

Objektivat kryesore të trajnimit përfshin:

Njohjen me mundësitë e financimit nga BE, Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFIs) dhe fondet vendore;

Përvetësimin e metodologjisë së Menaxhimit të Ciklit të Projektit (PCM) për hartimin e projekteve të suksesshme;

Zhvillimin e aftësive për identifikimin e sfidave dhe formulimin e projekteve në fushën e energjisë dhe klimës;

Shmangien e gabimeve më të zakonshme në përgatitjen e aplikimeve për financime.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të qasjes së shoqatave të autoriteteve lokale në financime dhe zbatimin e projekteve të qëndrueshme në nivel vendor!

#EU4EnergyTransition #SECAP #QeverisjaVendore #FinancimeBE #PCM #GIZ #BallkaniPerendimor

keyboard_arrow_up