Asambleja e 20-të e Përgjithshme e NALAS, SHKBSH-ja përfaqësohet nga Drejtoresha Ekzekutive znj.Adelina Farrici

Asambleja e Përgjithshme e Nalas #20th

https://www.facebook.com/reel/1870479630421799?locale=sq_AL

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1070887365071251&set=pcb.1070887765071211&locale=sq_AL

SHKBSH mori pjesë në Asamblenë e 20-të të Përgjithshme të NALAS

SHKBSH, e përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive znj.Adelina Farrici, mori pjesë në Asamblenë e 20-të të Përgjithshme të NALAS, e mbajtur këtë vit në qytetin e Varaždin, Kroaci!

Kjo ngjarje e rëndësishme mblodhi së bashku përfaqësues të lartë nga rajoni për të diskutuar sfidat dhe prioritetet e qeverisjes vendore në Europën Juglindore. Në qendër të diskutimeve ishin tema kyçe si përfshirja sociale dhe integrimi në Bashkimin Europian në nivel lokal .

Patëm kënaqësinë të dëgjojmë liderë të rëndësishëm si:

  • Z. Dušan Raičević, President i NALAS
  • Znj. Jelena Drenjanin nga Këshilli i Europës
  • Znj. Kata Tüttő nga Komiteti Evropian i Rajoneve
  • Znj. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri

Mesazhe me shumë vlerë u ndanë gjithashtu përmes video-mesazheve nga:

  • Z. Fabrizio Rossi, Sekretar i Përgjithshëm i CEMR
  • Znj. Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin e BE-së

U miratuan raportet e vitit 2024, Plani i Punës dhe Buxheti për 2025, si dhe u inaugurua Presidenti i ri i NALAS Z.Dubravko Bilic, dhe tre Nënkryetarë të tij.

SHKBSH mbetet e angazhuar për të përfaqësuar dhe fuqizuar rolin e bashkive shqiptare në nivel rajonal dhe evropian!

#SHKBSH #NALAS #Varaždin2025 #QeverisjeVendore #PërfshirjeSociale #BashkiTëFuqishme #LidershipVendor

keyboard_arrow_up