Takim në ambientet e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, zhvillohet bisedë e hapur dhe frytdhënëse me një delegacion të nivelit të lartë

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1109008777925776&set=pcb.1109009317925722&locale=sq_AL

Patëm kënaqësinë të takohemi në ambientet e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë , ku zhvilluam një bisedë të hapur dhe shumë frytdhënëse me një delegacion të nivelit të lartë.

Në këtë takim, #SHKBSH u përfaqësua nga Zëvendëspresidentja e Shoqatës, znj. Majlinda Shqalsi Cara, dhe Drejtoresha Ekzekutive, znj.Adelina Farrici, të cilat theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në qeverisjen vendore .

Diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimit në fusha kyçe të qeverisjes vendore, përfshirë:

Aplikimin dhe përthithjen e fondeve të BE-së

Qëndrueshmërinë urbane dhe zhvillimin e gjelbër

Rritjen e kapaciteteve institucionale dhe inovacionin në shërbimet publike

Delegacioni përbëhej nga përfaqësues rajonalë dhe lokalë, kryebashkiakë , ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Çeke , si dhe përfaqësues të mediave kombëtare .

Takimi forcoi iniciativën për shkëmbimin e eksperiencave dhe projekte ve konkrete që sjellin përfitime të prekshme për komunitetet tona .

Falënderim i veçantë për Ambasadorin z. Pavel Vacek për mikpritjen e ngrohtë dhe angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve.

keyboard_arrow_up