https://www.facebook.com/photo/?fbid=1132059912287329&set=pcb.1132061135620540&locale=sq_AL
Takimi i parë i Forumit të Performancës – një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë në qeverisjen vendore!
#ShKBSh organizoi sot me sukses takimin e parë të Forumit të Performancës të Bashkive, një nismë e re e cila synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet bashkive dhe të përmirësojë funksionimin e Njësive të Performancës në nivel vendor.
Gjatë sesionit të parë u mbajt mbledhja konstituive dhe u miratua Rregullorja e Forumit, që përcakton mënyrën e funksionimit dhe objektivat e tij.
Në sesionin e dytë, prezantuam:
– Përshkrimet e punës për stafin e Njësive të Performancës në bashki;
– Dokumente tip për proceset e punës, rregulloret dhe regjistrat përkatës.
Qëllimi ynë i përbashkët është të krijojmë një sistem më të fortë, më transparent dhe më efikas për matjen dhe përmirësimin e performancës në shërbim të qytetarëve.
Ky aktivitet financohet nga Bashki të Forta, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Swiss Development & Cooperation) dhe Qeveria e Suedisë (Embassy of Sweden in Tirana) i zbatuar nga Helvetas. Projekti ka si synim kryesor që qytetarët shqiptarë të përfitojnë nga përmirësimi i qeverisjes dhe i shërbimeve në nivel vendor sipas standardeve minimale dhe të përballueshme të miratuara për një sistem të qëndrueshëm në vend.
Embassy of Switzerland in Albania
Embassy of Sweden in Tirana





