https://www.facebook.com/photo/?fbid=1141081691385151&set=pcb.1141081821385138&locale=sq_AL
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë #SHKBSH, me mbështetjen e GIZ Albania, organizoi sot një tryezë mbi mekanizmat e subvencioneve dhe zbatimin e teknologjisë GPS për përmirësimin e shërbimeve të transportit publik.
Takimi u hap me fjalën përshëndetëse të znj. Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e #SHKBSH, dhe z. Christian Mettke, Menaxher Projekti në GIZ Albania të cilët theksuan rëndësinë e angazhimit të përbashkët për të sjellë inovacion dhe standarde më të larta në transportin publik në Shqipëri.
John Barry, Ish-drejtor i Zhvillimit të Rrjetit të Autobusëve në Transport for London, solli eksperiencën e tij mbil arsyet pse ofrohen subvencionet, lidhjen e tyre me performancën dhe cilësinë e shërbimit të autobusëve, si dhe efektet konkrete që këto masa kanë pasur në përmirësimin e përvojës së udhëtarëve në Londër.
Takimi u mbyll me diskutime të hapura, propozime konkrete për bashkëpunim të mëtejshëm dhe synimin për të avancuar zbatimin e këtyre praktikave moderne në të gjitha bashkitë e vendit.
#Bashkitë #TransportPublik #Inovacion #GIZAlbania #GPS #GTFS #SmartMobility





