Shoqata Kombëtare e Bashkive përfaqëson Shqipërinë në trajnim ndërkombëtar në Shkup!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1151280593698594&set=pcb.1151281397031847&locale=sq_AL

Shoqata Kombëtare e Bashkive (SHKBSH) përfaqëson Shqipërinë në trajnim ndërkombëtar në Shkup!

Nga data 21 deri më 25 Korrik, në Shkup – Maqedoni e Veriut, u zhvillua trajnimi ndërkombëtar “#RCDN Generic Training of Trainers for Master Trainers”, i organizuar në kuadër të projektit RCDN, nga NALAS në bashkëpunim me GIZ.

#SHKBSH u përfaqësua me dy pjesëmarrës, të cilët tashmë do t’i bashkohen ekipit të trajnerëve të Shoqatës Kombëtare të Bashkive, duke sjellë standarde të reja cilësie në zhvillimin e kapaciteteve brenda bashkive anëtare.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte përmirësimi i kompetencave metodologjike të trajnerëve master, për t’i aftësuar ata të ofrojnë trajnime dhe mentorim sipas Standardeve të Cilësisë të RCDN, si dhe të ndajnë përvoja dhe praktika të mira ndërmjet vendeve të rajonit.

Pjesëmarrësit tanë u angazhuan në mënyrë aktive dhe sollën eksperiencën dhe perspektivën shqiptare në tryezën rajonale të bashkëpunimit ndërbashkiak.

Ky përfaqësim është një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të brendshme të Shoqatës dhe mbështetjes profesionale që i ofrohet bashkive në të gjithë vendin.

#ShoqataEBashkive #RCDN #NALAS #GIZ #Trajnim #ZhvillimiKapaciteteve #BashkitëShqiptare #MasterTrainers #Skopje2025

keyboard_arrow_up