Zhvillohet takimin i parë rajonal në Pogradec për prezantimin e Draft-Strategjisë, plani strategjik të reflektojë nevojat reale të bashkive

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1189866369840016&set=pcb.1189883863171600&locale=sq_AL

Sot në Pogradec ku zhvilluam takimin e parë rajonal për prezantimin e Draft-Strategjisë të Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë 2026-2030.

Ky takim synon të mbledhë sugjerime dhe rekomandime, duke siguruar që plani strategjik të reflektojë nevojat reale të bashkive dhe sfidat e ardhshme, përfshirë procesin e anëtarësimit në BE

Diskutimet me aktorët e pushtetit lokal janë një kontribut i domosdoshëm në krijimin e një dokumenti gjithëpërfshirës, i cili do të udhëheqë veprimet dhe prioritetet e bashkive në vitet në vijim.

Ky proces bashkëpunues tregon rëndësinë e përfshirjes së aktorëve lokalë në hartimin e politikave afatgjata që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin evropian të vendit.

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Swiss Development & Cooperation [Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim] (SDC) dhe #Nalas, si pjesë e angazhimit për të fuqizuar kapacitetet e qeverisjes vendore dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm.

#SHKBSH #Strategjia2026_2030 #Trajnime #bashkëpunimrajonal

keyboard_arrow_up