https://www.facebook.com/photo/?fbid=1212167344276585&set=pcb.1212167527609900&locale=sq_AL
Shoqata Kombëtare e Bashkive pati kënaqësinë të përfaqësohej në workshop-in “Co-Creating Climate-Neutral Cities: A National Platform Approach to Sustainable Mobility in Albania”, i organizuar nga ICLEI Europe dhe zhvilluar në kuadër të konferencës #Walk21 Tirana Conference, nga Z. Gledian Llatja, i cili prezantoi iniciativat e Bashkia Elbasan për mobilitetin e qëndrueshëm dhe projektin Elbasan Climate-Neutral Innovation in Mobility (eCIM), si pjesë e përpjekjeve të qytetit për transformim urban dhe neutralitet klimatik .
Pjesëmarrja e Bashkisë Elbasan u pasua nga një panel diskutimi me ekspertë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare , ku u trajtuan sfidat kryesore në zbatimin e projekteve të mobilitetit të qëndrueshëm dhe nevoja për mbështetje më të fortë kombëtare në proceset e transformimit urban.
Në këtë kuadër, Zj. Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive, kontribuoi duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërbashkiak dhe forcimit të kapaciteteve lokale për zhvillimin e projekteve të qëndrueshme.
Shoqata është dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të forcimit të rolit të bashkive shqiptare si aktorë kryesorë në përballjen me sfidat klimatike dhe nxitjen e bashkëpunimit mes qyteteve për një të ardhme më të gjelbër dhe me zero emetime .
#Elbasan #NetZeroCities #QyteteQëndrueshme #MobilitetUrban #ShoqataBashkive





