Projekt Ligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, ja qëndrimi dhe propozimet e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë

https://www.facebook.com/kuvendishqiperise/videos/1710064843014881?locale=sq_AL

Për të diskutuar mbi Projekt Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, 10 Tetor 2025.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve të komisionit, të datave 30 shtator dhe 2 tetor 2025
  2. Seancë dëgjimore për projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”
  3. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Sot, SHKBSH mori pjesë në seancën dëgjimore mbi projektligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, duke paraqitur qëndrimin dhe propozimet e saj

Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit legjislativ dhe atij vendor për ndërtimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve, në përputhje me standardet e BE-së

Objektivat kryesore të mbështetura nga SHKBSH:

Parandalimi dhe riciklimi i mbetjeve

Forcimi i bashkëpunimit ndërbashkiak

Zbatimi i parimit “ndotësi paguan”

Propozimet kryesore për përmirësime dhe shtesa në projektligj:

Përfshirja e bashkive në menaxhimin e plotë të mbetjeve

Pjesëmarrja e bashkive në AKEM si aksionerë dhe përfaqësues në strukturat drejtuese

Mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për kostot shtesë nga zbatimi i ligjit

Shfuqizimi i përgjegjësisë personale të kryetarëve të bashkive, pasi kjo është përgjegjësi institucionale e bashkisë, në përputhje me autonominë vendore

“Faleminderit projektit ‘Bashki të Forta‘, i cili financohet nga Qeveria Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Embassy of Switzerland in Albania Swiss Development & Cooperation)dhe Qeveria Suedeze(Embassy of Sweden in Tirana), dhe zbatohet nga Helvetas, për mbështetjen e tyre në procesin e diskutimeve me Forumin e Menaxhimit të Mbetjeve për projektligjin e ri të integruar të mbetjeve.”

Këto propozime synojnë të forcojnë rolin e pushtetit vendor dhe të garantojnë zbatim efektiv dhe të qëndrueshëm të ligjit në nivel lokal.

Kuvendi i Shqipërisë

#SHKBSH #QeverisjeVendore #MenaxhimiIMbetjeve #Mjedisi #Bashki #Ligjbërje #PushtetiVendor #IntegrimEuropian

keyboard_arrow_up