https://www.facebook.com/photo/?fbid=1226271489532837&set=pcb.1226271639532822&locale=sq_AL
Sot, në bashkëpunim me projektin Financat Lokale dhe me pjesëmarrjen e drejtuesve të Ministria e Financave , #Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë organizoi fokus-grupin e parë teknik me përfaqësues të Bashkia Tiranë për të diskutuar “Draft Manualin për parashikimin e të ardhurave të veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.”
Ky dokument synon të mbështesë bashkitë në parashikimin më efektiv të të ardhurave, si dhe të përmirësojë procesin e planifikimit financiar vendor, përmes forcimit të kapaciteteve dhe vendimmarrjes mbi baza të dhënash.
Diskutimet e sotme, me kontributin e përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, projektit dhe ekspertëve të bashkive, do të ndihmojnë në përgatitjen e një instrumenti të dobishëm për të gjitha bashkitë në vend.
# #SHKBSH #FinancatLokale #MinistriaEFinancave #Bashkitë #QeverisjaVendore #TransparencaFinanciare #ZhvillimiVendor





