Delegacioni Shqiptar në Sesionin e 49-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1232547085571944&set=pcb.1232547952238524&locale=sq_AL

Delegacioni Shqiptar në Sesionin e 49-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës

Delegacioni i Shqipërisë dhe përfaqësuesja rinore (youth delegate) për Shqipërinë po marrin pjesë në Sesionin e 49-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, që po zhvillohet në Strasburg, më 28–30 tetor 2025, në ambientet e Palais de l’Europe.

Këtë vit, sesioni zhvillohet në kuadër të 40-vjetorit të Kartës Europiane për Vetëqeverisjen Vendore, duke reflektuar mbi katër dekada angazhim për forcimin e demokracisë vendore dhe rajonale në Europë.

Gjatë sesioneve plenare u diskutuan tema kyçe si:

Forcimi i demokracisë vendore dhe të drejtave themelore në nivel lokal;

Zbatimi i Kartës Europiane për Vetëqeverisjen Vendore në vende anëtare;

Agresioni rus ndaj Ukrainës dhe roli i autoriteteve vendore në ndërtimin e paqes së drejtë;

Pjesëmarrja e të rinjve dhe përfshirja e tyre në jetën politike lokale.

Delegacioni shqiptar po kontribuon në debatet dhe rekomandimet për forcimin e institucioneve vendore dhe promovimin e parimeve të qeverisjes së mirë në nivel lokal.

#CongressOfLocalAuthorities #Strasbourg #LocalDemocracy #CouncilOfEurope #Albania

keyboard_arrow_up