https://www.facebook.com/photo/?fbid=1233976462095673&set=pcb.1233976505429002&locale=sq_AL
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë organizoi takimin e rradhës të Forumit Social, një platformë kyçe për diskutimin, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunim mes bashkive mbi shërbimet sociale në nivel lokal.
Gjatë këtij takimi:
- Diskutuam dhe analizuam Planin e Punës 2025–2026 , duke vënë theksin te prioritetet dhe nevojat më të rëndësishme të komuniteteve.
- Konsultuam dhe finalizuam draftin me gjithë anëtarët, duke siguruar që zëri i secilës bashki të dëgjohej.
- Prezantuam praktikat më të mira, që mund të shërbejnë si modele për bashkitë e tjera.
- Bashkia Shkodër – “Bazat për Sukses”
Një program për fuqizimin e grupeve vulnerabël përmes zhvillimit të aftësive bazë, mbështetjes psiko-sociale dhe orientimit në karrierë. Një shembull frymëzues i promovimit të përfshirjes dhe i zhvillimit social.
Bashkia Librazhd – Faqja Zyrtare prezantoi një rast të suksesshëm të menaxhimit për parandalimin e radikalizimit dhe nxitjen e përfshirjes sociale, ku përmes bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve sociale, institucioneve arsimore dhe strukturave të sigurisë, u arrit riintegrimi i një familjeje të rikthyer dhe përfshirja e fëmijëve në sistemin arsimor.
- Bashkia Tiranë – “Adopto një Gjyshe, Adopto një Gjysh”
Një iniciativë për të mbështetur të moshuarit e vetmuar dhe për të promovuar vullnetarizmin, duke ndjekur parimin e subsidiaritetit: shërbimi ofrohet aty ku jeton individi.
Pjesëmarrësit ndanë përvoja, sfida dhe ide konkrete, duke identifikuar prioritetet kryesore për vitin 2026 dhe duke forcuar bashkëpunimin mes bashkive për një shërbim social më të mirë për qytetarët. Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Swiss Development & Cooperation (Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim) (SDC) dhe #NALAS.





