#Sot, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH) mori pjesë në Takimin e parë të Grupit Tematik të Ekspertëve të @NALAS mbi Qëndrueshmërinë ndaj Klimës dhe Lëvizshmërinë Urbane, organizuar në kuadër të projektit “Green Agenda – Mbështetja e Ballkanit Perëndimor në Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike” , i financuar nga BMZ, dhe zhvilluar në Zagreb , në ambientet e Shoqatës së Qyteteve të Republikës së Kroacisë.
Takimi shënoi fillimin zyrtar të punës së këtij grupi rajonal ekspertësh, duke bashkuar përfaqësues nga shoqatat e qeverisjes vendore të Evropës Juglindore për të koordinuar përpjekjet drejt forcimit të politikave lokale për qëndrueshmëri klimatike dhe lëvizshmëri të gjelbër urbane .
Diskutimet u fokusuan në shkëmbimin e përvojave, identifikimin e prioriteteve të përbashkëta dhe mundësive për avokim në nivel rajonal, në funksion të politikave të qëndrueshme lokale.
Duke u bashkuar me këtë nismë rajonale, NAMA riafirmon angazhimin e saj për të mbështetur bashkitë shqiptare në zhvillimin e zgjidhjeve inovative dhe të qëndrueshme që kontribuojnë në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
#NALAS #NAMA #QëndrueshmëriKlimatike #LëvizshmëriEQëndrueshme #QeverisjaVendore #BashkëpunimiRajonal #SEE #AgjendaEGjelbër #BMZ #ClimateAction





