https://www.facebook.com/photo/?fbid=1245963950896924&set=pcb.1245965447563441
Sot në @Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, në seancën dëgjimore për Shqyrtimin e Projektbuxhetit të vitit 2026, me pjesëmarrjen e Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Z.Ervin Demo,bashkëkryetares së SHKBSH Zj. Emiriana Sako, kryetarëve të bashkive Z.@Josif Gorrea, Z.@Qerim Ismailaj, Drejtoreshës Ekzekutive të SHKBSH Zj.Adelina Farrici, si dhe drejtues të Ministria e Financave .
Përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Bashkive përshëndetën rritjen e buxhetit të pushtetit vendor për vitin 2026, i cili sipas projektbuxhetit arrin në 97.8 miliardë lekë, me një rritje prej 7.8 miliardë lekësh ose rreth 9% krahasuar me vitin 2025.
Totali i transfertave nga pushteti qendror kap vlerën e 49 miliardë lekësh, me një rritje prej 4.2 miliardë lekësh.
SHKBSH paraqiti disa sugjerime konkrete për përmirësimin e buxhetit vendor:
Rritja e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme me mbi 1% të PBB-së
Rishikimi i formulës së transfertës
Rritja e fondit të emergjencave dhe mundësia e mbartjes së tij në vitin pasardhës
Përmirësimi i kritereve të Grantit të Performancës
Rritja e përqindjes së rentës minerare që i kalojnë pushtetit vendor nga 5 në 50%
Standardizimi i funksioneve me buxhetet përkatëse sektorale
Realizimi sa më i shpejtë i kadastrës fiskale
Taksat e fjetjes duhet të jenë në një sistem kombëtar të lidhur me tatimet
@bashkiadivjake





