Granti i Performancës, nxitës i rezultateve konkrete në nivel vendor

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1275832554583104&set=pcb.1275832611249765

Granti i Performancës – nxitës i rezultateve konkrete në nivel vendor

Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë , e përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive znj. Adelina Farrici, pati nderin të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi gjetjet e Sistemit të Matjes së Performancës së Bashkive .

Së bashku me Ministrin e Shtetit për Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, z.Ervin Demo, Drejtoreshën e Përgjithshme të INSTAT, znj. Elsa Dhuli, dhe Drejtues të @AMVV, u theksua rëndësia e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve për qytetarët .

Znj. Farrici vlerësoi rolin e Grantit të Performancës si një mekanizëm që nuk kufizohet vetëm në mbështetje financiare, por shërben si standardizues i performancës dhe nxitës i kulturës së rezultateve . Ai motivon bashkitë të avancojnë dhe shpërblen progresin që gjeneron impakt real në komunitet.

“Meritokracia dhe transparenca janë themelet mbi të cilat duhet të vazhdojë të forcohet Granti i Performancës — një mekanizëm i drejtë, i besueshëm dhe i orientuar drejt cilësisë reale,” — u shpreh znj. Farrici.

Shoqata Kombëtare e Bashkive mbetet e angazhuar të mbështesë bashkitë drejt një qeverisjeje më efikase, bashkëkohore dhe në shërbim të qytetarëve .

#QeverisjaVendore #BashkiTeForta #Performanca #Transparenca #CitizenFirst #GoodGovernance

keyboard_arrow_up