#Sot, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), e përfaqësuar nga Drejtoresha Ekzekutive znj.
Adelina Farrici, mori pjesë në Takimin Lançues të Programit ReLOaD3, një nismë e financuar nga Bashkimi Europian dhe e zbatuar nga UNDP.

Objektivi kryesor i ReLOaD3 është të forcojë demokracinë pjesëmarrëse në nivel lokal, përmes mbështetjes së bashkive që të aplikojnë një model më transparent dhe të unifikuar të financimit të organizatave të shoqërisë civile, duke u fokusuar në nevojat e komunitetit dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Znj. Farrici në fjalën e saj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe qytetarëve, si një domosdoshmëri për të ndërtuar institucione më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt qytetarit:
“Demokracia vendore forcohet kur qytetarët marrin pjesë, kur vendimmarrja është e hapur dhe kur bashkitë janë më pranë nevojave të komunitetit.”theksoi ajo.

SHKBSH do të ofrojë mbështetje të dedikuar për bashkitë pilote për të forcuar praktikat e qeverisjes vendore dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në vendimmarrje.