Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë, e kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive, Znj. Adelina Farrici, mirëpriti sot ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një diskutim mbi financat vendore në vend
Takimi u fokusua në një analizë të thelluar të kuadrit fiskal në bashkitë shqiptare, si një hap thelbësor drejt forcimit të qeverisjes vendore dhe zhvillimit ekonomik.
Financat vendore luajnë një rol kyç në ofrimin e shërbimeve publike cilësore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve. Në këtë kuadër, #SHKBSH shërben si urë lidhëse mes bashkive dhe partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa ekspertiza e FMN-së kontribuon në përmirësimin e politikave fiskale dhe rritjen e kapaciteteve vendore.





