#ShKBSH, në bashkëpunim me Geneva Centre for Security Sector Governance (DCAF) dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, organizuan Forumin Rajonal “Siguria Kibernetike në Bashki”, me mbështetjen e Qeverisë Britanike

.

Patëm kënaqësinë të kishim të pranishëm Kryetarin e Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo, si edhe nënkryetarët e bashkive, kryetarët e këshillave bashkiakë dhe specialistët e IT-së nga qarku Korçë dhe qarku Gjirokastër.
Ky forum përbën një mundësi të rëndësishme për:

Prezantimin e gjetjeve paraprake të një raporti vlerësimi mbi sigurinë kibernetike në bashkitë në vend

Prezantimin e rolit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, kuadrit ligjor dhe detyrimeve të pushtetit vendor

Diskutimin e hapave konkretë që duhen ndërmarrë për të forcuar mbrojtjen e bashkive ndaj sulmeve kibernetike
Forumi synon të nxisë dialogun institucional, ndarjen e praktikave të mira dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për një qeverisje vendore më të sigurt dhe më rezistente në epokën digjitale.


Së bashku për bashki më të sigurta!