Takim për prezantimin dhe diskutimin e gjetjeve të Anketës Kombëtare për Arsimin Parashkollor 2025, SHKBSH riafirmoi rolin e saj udhëheqës në koordinimin ndërinstitucional
Sot, Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), në bashkëpunim me projektin Bashki të Forta, organizoi takimin për prezantimin dhe diskutimin e gjetjeve të Anketës Kombëtare për Arsimin Parashkollor 2025.
përmirësimin e shërbimit në përmbushjen e standardeve të shërbimit;
rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit me qeverisjen vendore, veçanërisht në raport me kuadrin ligjor;.
domosdoshmërinë që përmirësimi i standardeve të shërbimit të shoqërohet me transferimin e financave përkatëse.
Njëkohësisht, u theksuan sfida në drejtim të:
Plotësimit me staf të kualifikuar, sidomos për punonjësit socialë dhe psikologët;
Përdorimit të portalit “Mësues për Shqipërinë” për gjetjen e stafit të kualifikuar;.
Përshtatjes së infrastrukturës për fëmijët me aftësi të kufizuara.
SHKBSH riafirmoi rolin e saj udhëheqës në koordinimin ndërinstitucional, mbështetjen e bashkive dhe promovimin e barazisë territoriale në ofrimin e shërbimeve të arsimit parashkollorë. Rekomandimet kryesore fokusohen në investime infrastrukturore, fuqizimin e burimeve njerëzore, rritjen e buxhetit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për përmirësimin e cilësisë së arsimit parashkollor në Shqipëri