SHKBSH merr pjesë në konferencën “Reflektim mbi arritjet e Axhendës së Reformave dhe eksplorimi i mundësive të ardhshme”, diskutohen hapat konkretë drejt ciklit të ri buxhetor të BE-së

📍 Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë mori pjesë në konferencën “Reflektim mbi arritjet e Axhendës së Reformave dhe eksplorimi i mundësive të ardhshme”, organizuar nga 🇨🇭 Ambasada e Zvicrës në Shqipëri dhe 🤝 Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI).
👥 Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, 🇪🇺 Bashkimit Evropian, sektorit privat dhe shoqërisë civile për të reflektuar mbi progresin e deritanishëm të Axhendës së Reformave dhe për të diskutuar hapat konkretë drejt ciklit të ri buxhetor të BE-së dhe objektivit të anëtarësimit deri në vitin 2030.
🗣️ Në panelin “Përgatitja e hapave të ardhshëm: Rruga e Shqipërisë drejt ciklit të ardhshëm buxhetor të BE-së”, z. Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, theksoi rëndësinë e Grantit të Bazuar në Performancë si një mekanizëm që mat dhe nxit performancën e bashkive në ofrimin e shërbimeve publike. Ai nënvizoi se ky instrument orienton mbështetjen financiare drejt rezultateve konkrete, duke kontribuar në ndërtimin e një qeverisjeje vendore më efikase, më transparente dhe më të qëndrueshme.
🗣️ Adelina Farrici, Drejtoresha Ekzekutive e #SHKBSH, vuri theksin në nevojën për forcimin e kapaciteteve të bashkive në përthithjen e fondeve të BE-së, veçanërisht në kuadër të ciklit të ri financiar. Ajo evidentoi rolin strategjik të projektit #EU4Municipalities në mbështetjen teknike të bashkive, si dhe prezantoi iniciativën për ndërtimin e një platforme dixhitale për menaxhimin e njohurive. Kjo platformë do të shërbejë si një databazë e strukturuar me informacion mbi legjislacionin e BE-së, mundësitë e financimit, studime, udhëzues dhe manuale praktike, në mbështetje të proceseve të integrimit evropian në nivel vendor.
🤝 Konferenca shërbeu si një hapësirë e rëndësishme dialogu për forcimin e rolit të qeverisjes vendore në reformat strukturore dhe përgatitjet drejt mundësive të reja financiare të Bashkimit Evropian.
keyboard_arrow_up