SHKBSH zhvillon ditën e dytë të Takimit të Forumit të Arsimit Parauniversitar, prezantohen fushata e komunikimit për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e komunitetit

📍Shoqata Kombëtare e Bashkive zhvilloi ditën e dytë të Takimit të Forumit të Arsimit Parauniversitar, e fokusuar në reflektimin mbi rezultatet e ditës së parë dhe në përcaktimin e prioriteteve për vitin 2026.📚
Gjatë takimit u prezantua fushata e komunikimit për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e komunitetit mbi rëndësinë e arsimit parashkollor.
Në kuadër të hartimit të planit të punëstë forumit u ndër të tjera u diskutuan:
🔹 Hartimin e propozimeve për rekomandime ligjore për përmirësimin dhe qartësimin e ndarjes së kompetencave
🔹 Hartimin e propozimeve në lidhje me kostimin e shërbimit
🔹 Organizimin e aktiviteteve me fokus Shkëmbimin s e praktikave të mira ndërmjet bashkive
Ky aktivitet u mbështet nga projekti Bashki të Forta, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Embassy of Switzerland in Albania dhe Embassy of Sweden in Tirana, dhe zbatohet nga Helvetas.
keyboard_arrow_up