Sot organizuam takimin e radhës së Rrjetit “Gratë në Lidership”, së bashku me kryetaren e rrjetit zj. Majlinda Bufi, bashkëkryetaren e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë zj. Emiriana Sako, kryetare bashkish dhe këshillash, si dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të donatorëve dhe ekspertëve të fushës.
Takimi u zhvillua nga Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Projektin Bashki të Forta financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe Embassy of Sweden in Tirana, dhe zbatuar nga Helvetas 

Ky aktivitet synon të forcojë më tej lidershipin e grave në nivel vendor dhe të avancojë politika lokale të qëndrueshme për barazi gjinore.





