Sesioni i 50-të i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, pjesëmarrja e delegacionit tonë është një mundësi e rëndësishme për të forcuar zërin e Shqipërisë në nivel evropian

Sot në #Strasbourg, për të marrë pjesë në Sesionin e 50-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, së bashku me disa nga përfaqësuesit e delegacionit tonë të ri 🇦🇱 Z. Pjerin Ndreu Zj. Ermira Urupi dhe sekretaren e delegacionit Zj. Adelina Farrici
🌍 Në këtë sesion po diskutohen çështje kyçe për demokracinë lokale dhe zhvillimet aktuale në Evropë, duke përfshirë:
▪️ Zgjedhjet e lira në nivel lokal dhe rajonal
▪️ Dhunën ndaj të zgjedhurve vendorë dhe mbrojtjen e mandatit të tyre
▪️ Forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor në përdorimin e inteligjencës artificiale
▪️ Të drejtat sociale në nivel lokal dhe rajonal
▪️ Rolin e pushtetit vendor në përballimin e sfidave ndërkombëtare dhe ndikimet rajonale
▪️ Mbështetjen për Ukrainën dhe rindërtimin në nivel lokal
▪️ Zbatimin e të drejtave të njeriut nga autoritetet vendore
✨ Pjesëmarrja e delegacionit tonë në këtë Kongres është një mundësi e rëndësishme për të forcuar zërin e Shqipërisë në nivel evropian, për të ndarë përvoja dhe për të kontribuar në zhvillimin e politikave që ndikojnë drejtpërdrejt në qeverisjen vendore.
🤝 Patëm gjithashtu kënaqësinë të takojmë Ambasadorin tonë në Strasbourg, z.Dastid Koreshi, si dhe z. Lulzim Hiseni, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës në Strasbourg.
🔵 Vijojmë pjesëmarrjen në sesionet dhe diskutimet në vijim.
keyboard_arrow_up