Konferenca “Elbasan 2030 – Delivering the Climate City Contract”, në fokus vendoset vizioni, prioritetet dhe mekanizmat konkretë për zbatimin e këtij modeli në nivel vendor

🌱 Në kuadër të angazhimeve për qytete klimatike neutrale, në 📍Elbasan u zhvillua konferenca “Elbasan 2030 – Delivering the Climate City Contract”, duke vendosur në fokus vizionin, prioritetet dhe mekanizmat konkretë për zbatimin e këtij modeli në nivel vendor.
📌 Dita e parë e konferencës u përqendrua në angazhimin politik dhe qasjet strategjike për zbatimin e Climate City Contract. Në Panelin 3 – Platformat Kombëtare për Qytetet Klimatikisht Neutrale, u diskutua mbi modelet e qeverisjes dhe mekanizmat e koordinimit, me qëllim ndërtimin e një platforme kombëtare funksionale për mbështetjen e bashkive në këtë proces.
Në këtë panel, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë, zj. Adelina Farrici, solli perspektivën e pushtetit vendor, duke theksuar:
✔️ rëndësinë e forcimit të koordinimit ndërinstitucional
✔️ nevojën për një qasje të strukturuar në nivel kombëtar
✔️ mbështetjen e drejtpërdrejtë për bashkitë në tranzicionin drejt neutralitetit klimatik
📌 Dita e dytë solli në fokus përvojat konkrete dhe praktikat vendore. Në Panelin e Kryetarëve – Sesioni 3, u diskutua përafrimi i modelit të Climate City Contract në Shqipëri, duke vlerësuar gatishmërinë e bashkive dhe duke identifikuar shtyllat kryesore të këtij transformimi.
👉 Në panel morën pjesë:
Të cilët ndanë eksperiencat, iniciativat dhe sfidat në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe tranzicionit drejt qyteteve klimatike neutrale. 🍃🌆
👏 SHKBSH përgëzon Bashkinë Elbasan për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm dhe për lidershipin në promovimin e një vizioni të qëndrueshëm për zhvillimin vendor.
keyboard_arrow_up