SHKBSH zhvillon Takimet Përmbyllëse Tematike të Forumit të UK-ve, synohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet bashkive dhe shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve

Javën e kaluar, #Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë zhvilloi Takimet Përmbyllëse Tematike të Forumit të UK-ve, me fokus identifikimin dhe miratimin e çështjeve prioritare për planin e advokimit, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bashkive dhe shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve.
📌 Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit:
✔ Shqyrtuan rekomandimet ekzistuese dhe identifikuan çështjet kryesore për advokim
✔ Diskutuan dhe përmirësuan draft-planin e advokimit
✔ Miratuan zyrtarisht rekomandimet dhe planin e veprimit, duke përcaktuar përgjegjësitë dhe afatet konkrete
✨ Gjithashtu, patëm kënaqësinë të kishim pjesë të këtyre takimeve edhe Kryetaren e Bashkia Bulqizë Faqja Zyrtare, znj. Festime Mjeshtri, e cila kontribuoi me perspektivën dhe përvojën e saj në diskutime.
📊 Ndër të tjera, u prezantua për herë të parë edhe dokumenti i Vlerësimit të Nevojave të Bashkive, i realizuar nga #SHKBSH në kuadër të projektit #RCDN.
Forumi i UK-ve vijon të shërbejë si një platformë e rëndësishme për ndërtimin e një qasjeje të koordinuar dhe të qëndrueshme në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke kontribuar në përmirësimin e politikave dhe praktikave në nivel vendor.
🤝 Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin aktiv dhe angazhimin!
keyboard_arrow_up