Dita e dytë e Asamblesë së Përgjithshme të NALAS, diskutohet mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen vendore

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të NALAS, patëm kënaqësinë të kontribuojmë në diskutime të rëndësishme mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen vendore.
👩‍💼 Kryetarja e “Bashkia Lushnje”, zj.Eriselda Sefa, dhe Drejtoresha Ekzekutive e SHKBSH, zj. Adelina Farrici, ndanë përvojat në panelin e mbështetur nga UN Women Albania:
“Shkëmbimi i praktikave të mira: Fuqizimi i të rinjve dhe grave dhe integrimi i ekonomisë qarkulluese në Evropën Juglindore”
💬 Gjatë panelit theksuan rëndësinë e:
▪️ Fuqizimit të të rinjve dhe grave, si një motor real i zhvillimit ekonomik lokal
▪️ Bashkitë kanë rol kyç në krijimin e mundësive për punësim, sipërmarrje dhe inovacion
▪️ Ekonomia qarkulluese duhet të integrohet në politikat vendore si një qasje konkrete për zhvillim të qëndrueshëm
📊 Gjithashtu, ato morën pjesë në panelin:
“Shkëmbimi i përvojave të shoqatave: Reformat territoriale në Evropë – mësime të nxjerra”
🗣️ Në këtë sesion u ndanë mësime të rëndësishme mbi reformat territoriale:
▪️ Nevoja për procese gjithëpërfshirëse dhe dialog të vazhdueshëm me pushtetin vendor
▪️ Balancimi mes efikasitetit, autonomisë vendore dhe cilësisë së shërbimeve
▪️ Rëndësia e forcimit të kapaciteteve dhe burimeve financiare për zbatim efektiv
🇦🇱 Përfaqësueset nga Shqipëria sollën në vëmendje përvojën e reformës territoriale, duke theksuar nevojën për një qasje më strategjike në vijim, me fokus në decentralizimin funksional dhe financiar dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
🤝 Një shkëmbim i vlefshëm përvojash që kontribuon në ndërtimin e politikave më të mira për të ardhmen e pushtetit vendor!
keyboard_arrow_up