SHKBSH organizon takimin e Forumit të Kryetarëve të Këshillave Bashkiak mbi Reformën Administrative-Territoriale

🏛️ Takimi i Forumit të Kryetarëve të Këshillave Bashkiak mbi Reformën Administrative-Territoriale
🔹 Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH) organizoi sot në Tiranë Takimin e Forumit të Kryetarëve të Këshillave Bashkiak, me fokus Reformën Administrative-Territoriale.
📍 Në qendër të diskutimeve ishte mbledhja e rekomandimeve konkrete nga përfaqësuesit vendorë mbi procesin e reformës, si dhe adresimi i sfidave dhe mundësive që ky proces sjell për qeverisjen vendore dhe funksionimin e bashkive.
🤝 Takimi shërbeu gjithashtu si një hapësirë për shkëmbimin e praktikave të mira ndërmjet Këshillave Bashkiak, duke forcuar dialogun dhe rolin e tyre në proceset vendimmarrëse në nivel vendor.
💬 Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës konsultimi, forcimit të decentralizimit dhe garantimit të një qeverisjeje vendore më efikase dhe më pranë qytetarëve.
🤝 Ky aktivitet u mbështet nga projekti “Bashki të Forta”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania dhe Embassy of Sweden in Tirana, dhe zbatohet nga Helvetas.
keyboard_arrow_up