Bashkë me kryebashkiakët, Gledian Llatja, Eriselda Sefa, Elton Arbana si dhe Drejtoreshën Ekzekutive e SHKBSH-së, Adelina Farrici, diskutuam mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, kompetencat e bashkive, financimin vendor, si dhe sfidat dhe prioritetet e përbashkëta për zhvillimin e komuniteteve lokale në vend.
Ky takim përfaqëson një mundësi të vlefshme për forcimin e marrëdhënieve mes dy shoqatave homologe dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt në funksion të mirëqeverisjes vendore.





