Zhvillohet takimi koordinues për nisjen e programit LORAI, iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës

🇪🇺 Sot u zhvillua takimi koordinues për nisjen e programit LORAI – Local Observatory on Reform Agenda Implementation në Ballkanin Perëndimor, një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, që synon të forcojë rolin e qeverisjes vendore në procesin e integrimit evropian.
🤝 Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), si partnere implementuese e programit në vendin tonë, është krenare të kontribuojë në këtë iniciativë të rëndësishme rajonale, e cila do të sjellë një rol më aktiv të bashkive shqiptare në monitorimin dhe zbatimin e reformave të lidhura me procesin e integrimit në BE.
📊 Përmes këtij programi, Shqipëria pritet të përfitojë:
🔹 forcim të kapaciteteve të bashkive dhe SHKBSH-së për monitorimin e reformave;
🔹 krijimin e një sistemi të strukturuar për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në nivel vendor;
🔹 rritje të rolit advokues të bashkive në politikat kombëtare dhe evropiane;
🔹 më shumë koordinim ndërmjet nivelit vendor, qendror dhe partnerëve ndërkombëtarë;
🔹 shkëmbim eksperiencash dhe praktikash të mira me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
🌍 Programi implementohet nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, në partneritet me NALAS, CEMR dhe Shoqatat e Bashkive në secilin vend përfitues të rajonit.
keyboard_arrow_up