Zhvillohet lançimi rajonal i programit “EU4Municipalities II”, SHKBSH merr pjesë si partnere në këtë iniciativë të rëndësishme për forcimin e qeverisjes vendore
Në #Korçë u zhvillua lançimi rajonal i programit “EU4Municipalities II”, ku #SHKBSH mori pjesë si partnere në këtë iniciativë të rëndësishme për forcimin e qeverisjes vendore dhe avancimin e procesit të integrimit evropian në nivel lokal.
Aktiviteti u organizua nën pritjen e Kryetarit të Bashkia Korçë, Z. Sotiraq Filo, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkive, institucioneve qendrore, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Gjatë aktivitetit u prezantuan arritjet e Fazës I të projektit, si dhe komponentët dhe skema e granteve të Fazës II për mbështetjen e bashkive shqiptare.
Në panelin e diskutimit, Kryetarët e Bashkive zj.@Alma Hoxha, Z.Erion Isaidhe Z.@Sotiraq Filo, së bashku me Drejtoreshën Ekzekutive të SHKBSH-së, zj. Adelina Farrici, diskutuan mbi:
Mbështetjen për zhvillimin vendor dhe integrimin evropian
Bashkëpunimin ndërmjet bashkive shqiptare
Sfidat dhe prioritetet e qeverisjes vendore
Rëndësinë e granteve direkte dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive
Projekti EU4Municipalities financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri European Union in Albania dhe BMZ, dhe zbatohet nga GIZ Albania në partneritet me SHKBSH, NALAS dhe KDZ.