Nga monitorimi i performancës drejt vendimmarrjes së bazuar në të dhëna!

https://www.facebook.com/shoqatakombetareebashkive/posts/1413815137445137?ref=embed_post

📊✨ Nga monitorimi i performancës drejt vendimmarrjes së bazuar në të dhëna! 📈
Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), në bashkëpunim me projektin “Bashki të Forta“, organizuan javën e kaluar workshopin e Forumit të Performancës, me fokus në përdorimin e instrumenteve të performancës dhe të dhënave si shtyllë e qeverisjes vendore 🏛️📊.
Kishim kënaqësinë të kishim prezente Znj. Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkia Roskovec, e cila në fjalën e saj përshëndetëse theksoi: “Sa më lehtësisht të arritshme dhe të zbatueshme të jenë të gjithë elementët e performancës, aq më e vlefshme bëhet arritja e objektivave që mundësojnë përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.” 💬
Ndërsa Znj. Adelina Farrici theksoi rëndësinë e forcimit të kulturës së performancës në nivel vendor dhe përdorimit sistematik të të dhënave si bazë për vendimmarrje më efektive dhe transparente 📊🤝. Ajo nënvizoi gjithashtu nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet bashkive dhe institucioneve partnere për të avancuar këtë proces.
Gjatë aktivitetit u diskutuan:
✅ Procesi i hartimit të Raportit Kombëtar të Performancës për të dhënat e vitit 2025 📑
✅ Sfidat dhe arritjet e bashkive në monitorimin dhe raportimin e performancës 🏙️
✅ Integrimi i kurrikulës së performancës në programet trajnuese 🎓
✅ Praktikat më të mira të bashkive në përdorimin e instrumenteve të performancës për politikëbërje dhe vendimmarrje 💡
Në fund të workshopit, ndamë tre praktika të mira nga bashkitë në përdorimin e instrumenteve të performancës:
Workshopi shërbeu si një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash ndërmjet bashkive, ekspertëve dhe institucioneve partnere, duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe përdorimin e evidencës në zhvillimin e politikave publike vendore 🌍🤝.
Ky aktivitet u mbështet nga projekti “Bashki të Forta”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania dhe Embassy of Sweden in Tirana, dhe zbatohet nga Helvetas
keyboard_arrow_up