SHKBSH me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta”, harton Paketën e Udhërrëfyesve (Toolkit) për Komunikimin Strategjik të Bashkive

📍Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë (SHKBSH), me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta”, po harton Paketën e Udhërrëfyesve (Toolkit) për Komunikimin Strategjik të Bashkive, një instrument praktik që synon të forcojë komunikimin institucional, transparencën dhe angazhimin qytetar në nivel vendor.
👉Në kuadër të këtij procesi, 20 bashki pilote kanë kontribuar përmes plotësimit të pyetësorit të vlerësimit, duke ofruar informacion të vlefshëm mbi kapacitetet ekzistuese, praktikat aktuale dhe sfidat kryesore në fushën e komunikimit publik.
Gjithashtu, janë realizuar 6 intervista të thelluara me bashki të përzgjedhura, të cilat kanë mundësuar identifikimin e nevojave konkrete, shkëmbimin e përvojave dhe evidentimin e praktikave të mira në komunikimin me qytetarët dhe menaxhimin e komunikimit institucional.📝🏫
📊 Gjetjet dhe rekomandimet e mbledhura gjatë këtij procesi do të shërbejnë si bazë për hartimin e:
✔️ Procedurave Standarde Operative (SOP) për komunikimin publik;
✔️ Planeve strategjike dhe operative të komunikimit;
✔️ Planeve të Komunikimit në Situata Krize (CAP);
✔️ Standardeve për transparencën dhe publikimin e informacionit;
✔️ Instrumenteve praktike për rritjen e pjesëmarrjes dhe angazhimit qytetar.
Përmes një procesi konsultimi dhe bashkëpunimi me bashkitë, kjo paketë synon të ofrojë modele, standarde dhe mjete konkrete që do të ndihmojnë administratat vendore të zhvillojnë një komunikim më efektiv, më transparent dhe më pranë qytetarëve.
Ky aktivitet u mbështet nga projekti “Bashki të Forta”, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Swiss Development & Cooperation Embassy of Switzerland in Albania dhe Embassy of Sweden in Tirana, dhe zbatohet nga Helvetas.
keyboard_arrow_up